Transportonin emigrantë të paligjshëm, arrestohen dy persona në Gjirokastër

Transportonin emigrantë të paligjshëm, arrestohen dy persona në Gjirokastër

Dy persona janë vënë në pranga nga Policia e Gjirokastrës, nën akuzë për “dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”, shtetasve që vijnë nga vendet e treta.

Ata u kapën duke transportuar 3 emigrantë të paligjshëm, kundrejt fitimit. Gjatë operacionit, policia njoftoi se ka sekuestruar një automjet dhe tre aparate celularë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve në DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me Policinë Kufitare dhe shërbimet e FRONTEX-it, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, arrestuan në flagrancë shtetasit J. Z., 31 vjeç dhe A. M., 42 vjeç, banues në Tiranë”, njoftoi policia.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi, në afërsi të fshatit Jorgucat, u kapën duke transportuar me automjetin tip “Lancia”, 3 emigrantë të paligjshëm, në drejtim të Tiranës, kundrejt fitimit. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti dhe tre aparate celularë. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy