Shkatërrohen katër banda kriminale të drogës në Korçë, arrestohen 57 trafikantë

Shkatërrohen katër banda kriminale të drogës në Korçë, arrestohen 57 trafikantë

Policia ka shkatërruar katër grupe kriminale të drogës në Korçë. Në prangat e policisë ranë 57 persona, ndërsa 8 të tjerë janë ende në kërkim. Gjatë operacionit u sekuestruan sasi kanabisi e kokainë, laborator për kultivimin e drogës, ndërsa u asgjesuan edhe parcela me lënë narkotike.

Njëri prej të arrestuarve, 40-vjeçari K.H., përveç kultivimit të lëndëve narkotike, merrej edhe me tranpsort të paligjshëm emigrantësh, të cilëve u premtonte kalimin drejt vendeve të BE. kundrejt shumave monetare. Ndërkohë vijon puna për kapjen e personave të tjerë të shpallur në kërkim

Njoftimi i policisë

Vijon operacioni policor i koduar “LIMIT”, si rezultat i të cilit u shkatërruan 4 grupe kriminale në fushën e narkotikëve. Në kuadër të operacionit u arrestuan 57 persona dhe u shpallën në kërkim 8 të tjerë. Gjatë operacionit janë sekuestruar kanabis, kokainë, laboratorë për kultivimin e bimëve narkotike, fara kanabisi, fishekë luftarakë, si dhe janë asgjësuar parcela me bimë narkotike të kultivuara. Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Devoll, në bashkëpunim me DVP Korçë, është kapur një prej personave të shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni.

Vihet në pranga 40-vjeçari K. H., pjesë e njërit prej 4 grupeve të strukturuara kriminale, i cili për qëllime përfitimi të grupit në të cilin bënte pjesë, transportonte emigrantë të paligjshëm, duke iu premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, si dhe merrej edhe me trafikimin e lëndëve narkotike. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Devoll, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve, si edhe me Forcat e Posaçme Operacionale pranë DVP Korçë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale dhe kapjen e personave me rrezikshmëri të lartë të shpallur në kërkim, pas informacioneve të siguruara në rrugë policore dhe falë koordinimit të veprimeve, bënë të mundur kapjen e shtetasit në kërkim K. H., 40 vjeç, banues në fshatin Kurilë, Devoll.

Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata për Krimet e Rënda në Tiranë, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”. Vijon puna për kapjen e personave të tjerë të shpallur në kërkim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy