
Një person është vënë në prangat e policisë së Tropojës nën akuzën e dhunës ndaj gruas së tij. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tropojë arrestuan në flagrancë shtetasin N. N., 31 vjeç, banues në Tropojë, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.



