
Ilgi Madani i dënuar për aksidentin me pasoja fatale ndaj familjes Gushit, nuk ka pranuar verdiktin e drejtësisë.
Ndalur në ekspertizën autoteknike dhe shkaqet e aksidentit ai ka kërkuar që prokuroria të ri çel hetimet pasi sipas tij në rast se aksi autostradës do të kishte patur bordurat mbrojtëse pasojat do të ishin shmangur.
Kjo kërkesë e Madanit është bërë pasi edhe gjyqtari i hetimeve paraprake e ka kërkuar diçka të tillë.
Kundërshtimi ka ardhur nga prokuroria Elida Hoxhaj e cila ka kërkuar që çështja të quhet e hetuar dhe gjykata të dal me një vendimmarrje.
Këtë herë gjyqtari i vetëm në apel Laert Fuçia ka vendosur të rrëzojë ankimin e prokurorisë dhe të ë lërë në fuqi vazhdimin e hetimeve.
Edhe pse mbetet e pasqaruar nga dy vendimet që disponon FactCheck nëse janë kryer apo jo hetime sqaruese ajo që ka prevaluar për ti hapur rrugë dënimit të Igli Madanit është një argument i dhënë nga gjykata penale e shkallës së parë në Vlorë.
Në arsyetim thuhet “Gjykata ka arsyetuar se duhet të kryhet një veprim për të cilin në mendojmë se është i panevojshëm, pasi segmenti rrugor ku ka ndodhur aksidenti, autostrada Levan-Vlorë është një nga segmentet e përfunduara prej vitesh dhe në përdorim të rregullt nga drejtuesit e mjeteve. Referuar aktit të ekspertimit autoteknik, nuk del në asnjë pikë të tij që shkak i aksidentit të ketë qenë cilësia teknike e rrugës, por shpejtësia tej normave te lejuara automjetit të drejtuar nga i pandehuri Igli Madani”.
Pak ditë më parë Madani i është drejtuar me Rekurs për masën e sigurisë arrest me burg ndaj tij edhe gjykatës së lartë. Por rekursi i tij është rrëzuar pasi tashmë drejtësia e ka dhënë vendimin e saj dhe shuarja e masës konsiderohet e kaluar në kohë.



