Kosovë-Shqipëri, bashkëpunim në fushën e arsimimit e stërvitjeve të përbashkëta ushtarake

Kosovë-Shqipëri, bashkëpunim në fushën e arsimimit e stërvitjeve të përbashkëta ushtarake

Ministria e Mbrojtjes së Kosovës dhe ajo e Shqipërisë do të thellojnë edhe më shumë bashkëpunimin vëllazëror në interes të sigurisë së dy vendeve.

Armend Mehaj, ministër i Mbrojtjes së Kosovës, në një status rrjete sociale, pas një takimi me homologun e tij nga Shqipëria, Niko Peleshi, ka bërë të ditur këto dy ministri, janë zotuar që për vitin e ardhshëm të rrisin bashkëpunimin në fushën e arsimimit dhe stërvitjeve të përbashkëta të ushtarakëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Forcës së Armatosur të Shqipërisë.

Edhe në këtë takim me vëllain, Ministrin e Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë, Niko Peleshi ndamë kënaqësinë me sukseset e përbashkëta gjatë këtij viti, duke u zotuar që edhe në vitin e ardhshëm të rrisim bashkëpunimin në fushën e arsimimit e stërvitjeve të përbashkëta ushtarake, me fokus në forcimin e gatishmërisë për ndërveprim operacional sipas konceptit “Smart defense”.

Bashkëpunimi bilateral Kosovë -Shqipëri dhe rajonal me vendet partnere në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, është në interes të të dyja vendeve dhe në funksion të paqes, stabilitetit dhe sigurisë rajonale e më gjerë.

Së bashku jemi gjithmonë më të fortë!

Ndryshe muaj më parë, Mehaj, kishte bërë të ditur se FSK-ja dhe Forcat e Armatosura të Shqipërisë, kanë kryer stërvitje të përbashkët ushtarake.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy