Goxhaj: Zjarret këtë vit kanë nisur më herët. Shumica vijnë nga pakujdesia e hedhjes së cigareve pranë rrugëve

Goxhaj: Zjarret këtë vit kanë nisur më herët. Shumica vijnë nga pakujdesia e hedhjes së cigareve pranë rrugëve

Me ardhjen e stinës së verës, kanë nisur edhe rastet e zjarreve në pyje, kullota dhe zona të tjera. 

Drejtori i Shërbimit Zjarrfikës në Tiranë, Shkëlqim Goxhaj, në një intervistë për “MCN informacion”, tha se vatrat e zjarrit këtë vit janë evidentuar më herët krahasuar me vitet e mëparshme.

Sipas Goxhajt, ajo që bie në sy është fakti se shumica e zjarreve kanë nisur pranë rrugëve, çka lë të kuptohet se mund të jenë shkaktuar nga pakujdesia e hedhjes së cigareve.

Vitin e kaluar zjarret nisën pas datës 10 korrik, kur bimësia fillon të thahet dhe rritet rreziku nga pakujdesia.

 Ndërsa këtë vit janë shfaqur që më herët, ndaj duhet të jemi më të përgatitur dhe në gatishmëri.

Shumica e zjarreve kanë nisur pranë rrugëve, çka lë të kuptohet se mund të jenë shkaktuar nga pakujdesia e hedhjes së cigareve nga kalimtarët apo drejtuesit e automjeteve.

Drejtori i Shërbimit Zjarrfikës të Tiranës theksoi gjithashtu se në shumë raste, zjarret nuk janë të qëllimshme, por ndodhin si pasojë e djegies së mbeturinave bujqësore nga banorët e zonave rurale. 

Zjarret, shumica e tyre, si pasojë e djegies së mbeturinave bujqësore nga banorët e zonave rurale nëse nuk kontrollohen, përhapen me shpejtësi dhe marrin përmasa të mëdha.

Shërbimi zjarrfikës është më i fokusuar në zonat urbane, ndaj është e rëndësishme që qytetarët të tregojnë kujdes të shtuar. Me kujdesin e të gjithëve, rastet e zjarreve mund të pakësohen ndjeshëm. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy