Gazetari Artan Hoxha nga studio e emisionit ‘Të Pa ekspozuarit’ në MCN TV ka folur dhe për Gëzim Çelën të njohur si baroni i drogës. Ai tha se Gëzim Çela është një njeri që nuk mund të kapet lehtë pasi sipas tij ka lidhje të forta me shtetin, madje ka marrë pjesë dhe në fushata elektorale.
Gëzim Çela është akuzuar fillimisht nga policia italiane për prostitucion, trafik lëndësh narkotike dhe aty bëhej fjalë dhe për vrasjen e dy karabinierëve. Në atë kohë gjykata italiane e kishte shpallur në kërkim është bërë i mundur arrestimi i tij në Shqipëri, por e bindi gjykatën se vuante nga një sëmundje e pashërueshme dhe e liruan dhe pasi doli nga burgu u arratis dhe u arrestua në Turqi në 2006 po për trafik droge, bëri 6 vite burg atje dhe më pas ata e dërguan në Rinas, por prapë arriti të lirohej.
Gëzim Çela nuk është nga ata tipa që mund ta kapësh lehtë, vetëm nga Afrika nuk është dënuar se me pjesën tjetër ka mbaruar punë. Ai ka lidhje të fuqishme me shtetin. Ka marrë pjesë në fushata elektorale, u ka dhënë para, i ka mbështetur në vota i ka vënë makina të blinduara në dispozicion. Nga 2003 deri sot ai duhet të kishte ndërruar jetë disa herë, me swmundjen qw pwrdori pwr tu liruar nga burgu, por ai jo vetëm që jeton por ka vazhduar aktivitetin e tij.



