
Prokuroria e Krimeve të Rënda mbyll hetimet për rastin e abuzimit me pronat në bregdetin e Lezhës.
Rasti përbën një pjesë të dosjes 339, që ka lidhje me abuzimin e pronave në Tale, Shëngjin dhe Ranën e Hedhun.
Mes të akuzuarve është edhe ish-deputeti socialist, Arben Ndoka, dhe dy nipërit e tij që kanë shërbyer si zyrtarë në Lezhë.
Atyre pritet t’u komunikohen akuzat: “Falsifikimi i dokumenteve”, Falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve”, “Shpërdorimi i tokës”, në kuadër të një grupi kriminal.
Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ata akuzohen se kanë falsifikuar, tjetërsuar dhe përvetësuar 234.548 m2 tokë shtetërore ranishte në zonën bregdetare.



