Arrestohet 33-vjeçari në Tiranë, akuzohet për trafik droge dhe shpërthime me eksploziv

Arrestohet 33-vjeçari në Tiranë, akuzohet për trafik droge dhe shpërthime me eksploziv

Komisariati i Policisë Nr. 2, ka arrestuar sot një shtetas të shpallur në kërkim, me precedent të theksuar kriminal në fushën e narkotikëve, shkatërrimit të pronës me eksploziv dhe të armëmbajtjes pa leje.

33-vjeçari, me masë sigurie “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2, Tiranë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, si dhe bazuar në informacionet e marra në rrugë operative për vendndodhjen e një shtetasi që ishte në kërkim, organizuan punën për kapjen e tij.

Si rezultat i mirorganizmit të punës u bë e mundur që në rrugën “Sami Frashëri” të lokalizohej dhe të kapej shtetasi K. Gj., 33 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, person me precedent të theksuar kriminal.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga Drejtoria Vendore Policisë Elbasan, pasi Gjykata e Apelit Durrës, në vitin 2019, i ka vendosur masën e sigurimit personal ”Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhim dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Veprimet e mëtejshme për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës u kryen nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy