Tiranë /kërcënohet me jetë oficeri i SHISH, plumba në qese

Tiranë /kërcënohet me jetë oficeri i SHISH, plumba në qese

Një punonjës i Shërbimit Informativ Shtetëror është kërcënuar me jetën e tij, pasi atij i janë lënë në derën e banesës së tij një qese e tejdukshme me 7 fishekë,.

Burime nga policia thanë se ngjarja ka ndodhur në rrugën ‘Jordan Misja’ në banesën e oficerit me inicialet Sh. N., 47 vjeç.

Sipas burimeve, në pragun e derës së apartamentit të 47-vjeçarit, me detyrë specialist i SHISH është gjetur një qese e tejdukshme, ku brenda të cilës kishte 7 fishekë, që ishin lënë aty në formë kërcënimi.

Nuk dihet ende simbolika e numrit të fishekëve, por ata janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Burimet policore thanë se, janë duke punuar për identifikimin dhe kapjen e autorëve. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy