U hodh në Bunë bashkë me 3 fëmijët, Alma Arrazi do të varroset në qytetin e Durrësit

U hodh në Bunë bashkë me 3 fëmijët, Alma Arrazi do të varroset në qytetin e Durrësit

39-vjeçarja Alma Arrazi që u vetëmbytë në lumin Bunë bashkë me 3 fëmijët e saj do të prehet në qytetin e Durrësit, pranë varrit të së ëmës.

Familjarët e Alma Arrazit kanë marrë trupin e pajetë të 39 vjeçares e cila do të varroset në qytetin e Durrësit ku jetojnë të afërmit e saj.

Familja e nënës e cila u vetëvra dhe mbyti edhe 3 fëmijët e saj nuk është lejuar të varroset në Shkodër nga familja e bashkëshortit.

Ndërkohë është kryer edhe autopsia në trupin e pajetë të Alma Arrazit në morgun e spitalit rajonal të Shkodrës dhe nuk ka shenja dhune.

Të afërmit e 39-vjeçares janë larguar tashmë drejt Durrësit duke marrë me vete trupin e pajetë ashtu siç kishin paralajmëruar në deklaratat e dhëna gjatë ditës së djeshme edhe pse familja Arrazi janë shfaqur të gatshëm që nusen e shtëpisë ta varrosnin ata duke thënë se kanë të gatshëm katër arkivola dhe duke folur me respekt për të.

Ceremonia mortore për Alma Arrazin do të realizohet në qytetin e Durrësit, ndërsa 3 fëmijët e saj që u mbytën në lumë do të prehen në varrezat në qytetin e Shkodrës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy