Një 63-vjeçar me iniciale H.L ka humbur jetën në spitalin e Fierit pasi dyshohet se ka konsumuar fotoksinë në banesën e tij.
Në njoftimin e policisë thuhet: Në spitalin rajonal të Fierit ka humbur jetën shtetasi H. L., 63 vjeç, banues në fshatin Kuman, pasi dyshohet se në banesën e tij ka konsumuar lëndë helmuese fotoksinë.
Grupi hetimor po punon për të dokumentuar me prova ligjore rrethanat e rastit.



