Shiste vajra të përzierë për vaj ulliri bio/ Arrestohet 29-vjeçari në Kuçovë

Shiste vajra të përzierë për vaj ulliri bio/ Arrestohet 29-vjeçari në Kuçovë

Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Berat, arrestuan  shtetasin D. A., 29 vjeç, banues në fshatin Tapi, Kuçovë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit policor të koduar “Oil”,  për veprat penale "Fshehja e të ardhurave", "Mashtrimi me produktet ushqimore", kryer në bashkëpunim.

Më datë 23.11.2024, pas denoncimit në një emisioni investigativ, shërbimet e Policisë nën drejtimin e Prokurorisë Berat, finalizuan operacionin policor të koduar "Oil". Gjatë operacionit u arrestua shtetasi A. A., babai i shtetasit D. A.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kishin përshtatur një ambient në banesën e tyre ku përgatisnin përzierje të vajrave të ndryshëm dhe produkteve të panjohura, më pas i reklamonin në faqen e Facebook "Vaj Ulliri Bio Jugu", dhe i shisnin si vaj ulliri bio.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy