Durrës/ Qëllohet me armë zjarri pranë gjykatës 43-vjeçari

Durrës/ Qëllohet me armë zjarri pranë gjykatës 43-vjeçari

Një 43-vjeçar është plagosur me armë zjarri sot në Durrës. Ngjarja ka ndodhur ndërkohë që personi në fjalë po ecte në këmbë, në afërsi të gjykatës.

Mësohet se 43-vjeçari ka marrë plagë në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Dyshohet se plagosja ka ndodhur për motive të dobëta.

Ndërkaq, është identifikuar dhe shpallur në kërkim autori i ngjarjes.

 

NJOFTIM 

Plagosi me armë zjarri një shtetas, për motive të dobëta, identifikohet dhe shpallet në kërkim 35-vjeçari.

Vijon puna intensive për kapjen e tij. 

Rreth orës 10:00, në lagjen nr.8 Durrës, gjatë një konflikti të çastit për motive të dobta, është plagosur me armë zjarri, në këmbë, shtetasi A. S., 43 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.   

Reagimi i menjëhershëm i Policisë bëri të mundur identifikimin e autorit, shtetasit A. Z., 35 vjeç, i cili pas plagosjes është larguar nga vendngjarja. Vijon krehja e zonës, për kapjen e tij.   

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy