Aksion policor me dronë në Krujë/ Zbulohen katër ambiente për kultivim kanabisi, arrestohen tre persona

Aksion policor me dronë në Krujë/ Zbulohen katër ambiente për kultivim kanabisi, arrestohen tre persona

Policia e Krujës ka arrestuar në flagrancë tre të rinj, për veprën penale "Kultivim i bimëve narkotike".

Mësohet se me anë të dy dronëve, 50 policë kanë zbuluar tre ambiente ku dy nga të rinjtë kultivonin kanabis.

Gjithashtu, është zbuluar në Kameras një 31- vjeçar që kultivonte kanabis në oborrin e shtëpisë.

Njoftimi i policisë:

Vijon kontrolli masiv i territorit, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Arrestohen në flagrancë 3 shtetas, për veprën penale "Kultivim i bimëve narkotike".

Gjatë kontrollit janë angazhuar 50 forca policie dhe 2 dronë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në vijim të kontrollit masiv të territorit, për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike dhe kapjen e personave përgjegjës, arrestuan në flagrancë shtetasit:

B. Z., 26 vjeç dhe S. Z., 21 vjeç, banues në Thumanë, Krujë, pasi gjatë kontrollit në afërsi të banesave të këtyre shtetasve janë konstatuar 3 ambiente ku ishin kultivuar bimë narkotike cannabis sativa.

Gjithashtu u arrestua shtetasi R. B., 31 vjeç, banues në fshatin Kameras, Krujë, pasi gjatë kontrollit në oborrin e banesës së tij u gjetën të kultivuara disa bimë narkotike cannabis sativa.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy