Trafikoi 613 kg kokainë, gjykata dënon me 14 vite burg Arbër Çekajn (VIDEO)

Trafikoi 613 kg kokainë, gjykata dënon me 14 vite burg Arbër Çekajn (VIDEO)

GJKKO ka dënuar me 14 vite burg Arbër Çekajn të arrestuar për trafikimin e 613 kilogramëve kokainë në portin e Durrësit. Në seancën gjyqsore e cila ka zgjatur për gati nëntë orë Çekaj ka mohuar edhe një herë akuzën duke thënë se nuk lidhje me trafikimin e drogës, e cila ishte e fshehur në kanteiner me banana.

Në momentin që mori fjalën, për 30 minuta Çekaj ka hedhur akuza ndaj prokurorisë dhe policisë, duke thënë se qëllimisht kanë manipuluar provat për të fshehur trafikantët e vërtetë. Ndërkohë sot avokati i Cekajt, Maks Haxhia i kërkoi Gjykatës të shpallë të pafajshëm klientin e tij.

Ai kundërshtoi provat e Prokurorisë. “Pse nuk e keni lënë deri në fund. Kamerat i kishte dhe t’i linit deri në fund” mësohet të jetë shprehur Haxhia. “Janë të tjerë autorë por prokuroria nuk ka dashur të zbulohen” ka shtuar më pas Haxhia.

“Aty nuk është gjetur asnjë mjet që do shërbente për hapjen e kontenierit” ka shtuar më tej avokati.

Çekaj fillimisht është dënuar me 21 vite burg, por për shkak të gjykimit të përshpejtuar është ulur 1/3 e dënimit.  

Ndërkohë bashkëpuntorët e Cekajt, Donaldo Lushaj, është dënuar me 10.8 vite burg (menaxheri i kompanisë), Armando Pezaku 8.8 vite burg (shoferi). Edhe dënimi i këtyre të fundit është me aplikim të gjykimit të shkurtuar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy