Muzeu Historik shënon 80-vjetorin e Masakrës së Tiranës

Muzeu Historik shënon 80-vjetorin e Masakrës së Tiranës

Muzeu Historik Kombëtar ka përkujtuar sot 4 shkurtin e vitit 1944, e njohur si Masakra në Tiranë.

Reprezalje e bastisje të befasishme u kryen nëpër shtëpitë dhe familjet e Tiranës nga pushtuesi nazist gjerman dhe bashkëpunëtorët e tij natën e 4 shkurtit 1944.

 Dhuna e përgjakshme i kushtoi popullit të Tiranës rreth 84 të vrarë, si dhe arrestimin e mbi 300 të tjerëve. Qëllimi i masakrës ishte të frikësohej populli e të detyrohej të hiqte dorë nga lufta e nisur, të sigurohej qetësia e rendi që kërkonte regjimi gjerman i pushtimit.

Organizatorë dhe drejtues të kësaj masakre ishin bashkëpunëtorët e pushtuesit gjerman Xh. Deva, ministër i brendshëm dhe Xhelal Staravecka, komandant i xhandarmërisë së Tiranës.

Masakra nuk arriti të ndalte luftën e qëndresën antifashiste të Shqiptarëve.

Operacioni i 4 shkurtit, i quajtur masakra e 4 shkurtit 1944 sipas numrit të gazetës “Bashkimi” që doli një vit pas ngjarjes, në kohën e regjimit komunist, ishte një operacion kundëraksion i autoriteteve shtetërore të Mbretërisë Shqiptare si përgjigje e atentateve që komunistët u kishin bërë figurave politike.

Masakra e 4 shkurtit në Tiranë ka mbetur një enigmë në lidhje me motivin dhe numrin e të vrarëve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy