U ekstradua nga Dubai/ Durim Bami kërkon të transferohet në Fushë Krujë

U ekstradua nga Dubai/ Durim Bami kërkon të transferohet në Fushë Krujë

Avokati Ilir Murati i është drejtuar zyrtarisht Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, Ministrisë së Drejtësisë dhe SPAK me një kërkesë urgjente për transferimin e të paraburgosurit Durim Bami nga IEVP “Jordan Misja” (Burgu 313) në Tiranë drejt IEVP Fushë-Krujë.

 

Sipas kërkesës, jeta dhe integriteti fizik i Bamit janë në “rrezik real, serioz dhe aktual”, pasi në të njëjtin institucion ndodhen persona që, sipas organit të akuzës, kanë qenë të përfshirë në plane për eliminimin e tij fizik. 

 

Bami mbërriti në Shqipëri më 26 shkurt 2026 nga Emiratet e Bashkuara Arabe dhe u vendos në paraburgimin e sigurisë së lartë në Tiranë. Ai përfaqësohet nga avokati Murati në procesin penal që po ndiqet nga SPAK.

 

Durim Bami akuzohet për “Sigurimin e kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje” në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal, si dhe për “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”. 

 

Ndërkohë, në Gjykatën e Posaçme po zhvillohet proces penal ndaj disa grupeve të strukturuara kriminale, të njohura si “Martinaj”, “Avdylaj” dhe “Bajraj”.

 

Në kërkesën drejtuar autoriteteve, avokati thekson se administrata e burgjeve ka detyrim ligjor të garantojë sigurinë e çdo personi të privuar nga liria. 

 

Sipas mbrojtjes, gjatë takimit të 27 shkurtit, Bami ka shfaqur gjendje të rënduar shëndetësore dhe stres të vazhdueshëm për shkak të situatës, ndaj kërkohet transferim i menjëhershëm dhe masa emergjente sigurie.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy