I dënuar në Itali për shfrytëzim prostitucioni, i sekuestrohen në Tiranë katër pasuri me vlerë 287 mijë euro

I dënuar në Itali për shfrytëzim prostitucioni, i sekuestrohen në Tiranë katër pasuri me vlerë 287 mijë euro

“Origjina” u kodua një operacion i policisë së Tiranës, gjatë të cilit u sekuestruan katër pasuri me vlerë rreth 287 mijë euro, të dyshuara produkt i veprimtarive kriminale jashtë vendit.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale, në bashkëpunim me Agjencinë e Administrimit të Aseteve të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, në kuadër të një hetimi pasuror të kryer në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, ekzekutuan gjatë operacionit “Origjina”, vendimin e Gjykatës së Tiranës, për sekuestrimin e dy apartamenteve dhe dy automjeteve në pronësi të Artan Lekës, 53 vjeç.

Policia thotë se katër pasuritë dyshohet se janë produkt i veprimtarisë kriminale të 53-vjeçarit në Itali, ku ka qenë i dënuar me 9 vjet burgim dhe 60 000 euro gjobë, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy