I moshuari ngacmoi seksualisht të miturin, një tjetër bëri veprime të turpshme me vajzën e bashkëjetueses

I moshuari ngacmoi seksualisht të miturin, një tjetër bëri veprime të turpshme me vajzën e bashkëjetueses

Policia e Tiranës është vënë në kërkim të një 41-vjeçari i cili nuk është emër i panjohur për uniformat blu.

Bëhet fjalë për shtetasin me inicialet I.Sh. i cili ka qenë i dënuar për vjedhje. Por së fundmi atë e ka denoncuar bashkëjetuesja e tij.

Nënë e një vajze të mitur, gruaja e shqetësuar ka shkuar në Komisariat dhe e ka denoncuar 41-vjeçarin me të cilin kishte një lidhje intime, pasi dyshohet se ai ka kryer vepra të turpshme me të voglën e saj.

Më datë 02.04.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për shoqërimin e shtetasit I. Sh., 41 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”, pasi ka kryer vepra të turpshme me vajzën e mitur të bashkëjetueses së tij”, tha policia.

Ndërkohë, uniformat blu të kryeqytetit kanë vënë në pranga një 64-vjeçar, i cili ka ngacmuar seksualisht një djalë adoleshent.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit G. B., 64 vjeç, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 17-vjeçar”, thuhet në njoftimin e policisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy