’21 Janari’/ Llabani: Nëse SPAK rihap çështjen do të kemi të penduar, persona që aspirojnë për politikën në vend

’21 Janari’/ Llabani: Nëse SPAK rihap çështjen do të kemi të penduar, persona që aspirojnë për politikën në vend

Analistja Anduena Llabani në 'MCN Live' ka komentuar ngjarjen e 21 Janarit për të cilën u shpreh se kjo ngjarje ka 13 vite si histori dhe të gjithë e dimë se ajo mban shumë anë të errëta.

Ajo tha se nëse SPAK merr këtë çështje në hetim do të kemi shumë të penduar që sipas saj janë persona që aspirojnë për politikën në vend.

Historia e 21 janarit mbyllet me një rreth të ngushtë kryeministri, ministri i brendshëm dhe drejtuesi i gardës. Serveri nuk na la, por ai server mban shumë të vërteta dhe nëse ky i pendar tregon çfarë ka ndodhur aty brenda dhe pse u fshih ky server atëherë ne po do të dimë se çfarë ka ndodhur. Sot kemi një pikëpyetje të madhe se kush e dha urdhrin të qëllohet mbi protestuesit. Kam parë një pjesë të masave të sigurimit dhe aty ka shumë fakte dhe detaje që nxjerrin të vërteta.

Qeveria e asaj kohe nuk ka dashur ti shkojë deri në fund çështjes, ndërsa sot prokuroria e ka nisur një hetim priste ekzaminimin e predhës dhe tani është detyruar me kërkesë të laboratorit italian të shkojë dhe arma, por arma e kujt, por fakti që prokuroria pritet të marrë një tjetër rezultatet nga laboratori italian atëherë do të shkojë te personi që ka qëlluar. Nëse SPAK e rihap çështjen e 21 janarit i bie të kemi një tjetër hetim për 4 viktimat, por e thash që kjo çështje do të ketë të pandehur dhe do të jenë persona që aspirojnë për politikën në këtë vend.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy