Shiste kokainë në zonën e ish-Bllokut, arrestohet 25-vjeçari, në kërkim dy bashkëpunëtorët e tij

Shiste kokainë në zonën e ish-Bllokut, arrestohet 25-vjeçari, në kërkim dy bashkëpunëtorët e tij

Policia e Tiranës ka arrestuar një 25-vjeçar me iniciale R. T., dhe ka shpallur në kërkim dy bashkëpunëtorët e tij, shtetasit me iniciale S. T., dhe A. B. pasi akuzohen se siguronin lëndë të dyshuar narkotike të llojit kokainë dhe më pas e shisnin atë në zona të ndryshme të Tiranës, kryesisht në zonën e ish-Bllokut. Gjatë operacionit është sekuestruar lëndë e dyshuar narkotike kokainë, shuma parash, 7 aparate celulare, një automjet dhe është vënë në pranga 1 shtetas. Njoftimi i plotë: Tiranë Finalizohet me sukses pas një hetimi disamujor, operacioni policor i koduar "Rapid dispatch", për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. Operacioni i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Forcën Operacionale të DVP Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, dhe gjatë tij janë aplikuar metoda speciale të hetimit. Gjatë operacionit është sekuestruar lëndë e dyshuar narkotike kokainë, shuma parash, 7 aparate celulare, një automjet dhe është vënë në pranga 1 shtetas. Gjithashtu janë ekzekutuar masat e sigurisë "Arrest në burg" për dy shtetas të tjerë, si dhe janë shpallur në kërkim dy bashkëpunëtorët e tyre. Specialistët e Seksionit të Hetimit të Narkotikëve në bashkëpunim me Forcën Operacionale të DVP Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike, pas një pune të mirëfilltë hetimore disamujore ndjekur me metoda speciale të hetimit, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar "Rapid dispatch". Në kuadër të këtij operacioni u bë ndalimi i shtetasit R. T., 25 vjeç, banues në Tiranë. Gjithashtu u ekzekutuan masat e sigurisë "Arrest në burg" për shtetasit V. H., 30 vjeç, dhe M. P., 26 vjeç, të dy banues në Tiranë, si dhe u shpallën në kërkim bashkëpunëtorët e tyre, shtetasit c Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, siguronin lëndë të dyshuar narkotike të llojit kokainë dhe më pas e shisnin atë në zona të ndryshme të Tiranës, kryesisht në zonën e ish-Bllokut. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan sasi lëndë e dyshuar narkotike kokainë, shuma parash, 7 aparate celulare dhe një automjet. Vijon puna për kapjen e shtetasve S. T., dhe A. B. Materialet proceduale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy