Hapet Njësia e Kemioterapisë në Berat

Hapet Njësia e Kemioterapisë në Berat

Në Spitalin Rajonal të Beratit u hap për herë të parë Njësia e Kemioterapisë, për trajtimin e tumoreve afër vendbanimit.

 Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu pa nga afër shërbimin e ri në këtë spital, i cili zgjeron hartën e Njësive të Kemioterapisë në spitale, për të shmangur vajtjen deri në Tiranë të gratë që vuajnë nga kanceri i gjirit, por edhe për trajtimin e tumoreve të tjera.

 Ne përgjatë gjithë këtyreve viteve kemi bërë të mundur që në 6 spitale rajonale të hapim kabinetet e kemioterapisë. Sot ne hapim një njësi të re, njësinë e kemioterapisë në Spitalin Rajonal të Beratit.

Është një lajm i mirë për të gjithë qytetarët e Bashkisë Berat por në fakt edhe për të gjithë ata qytetarë të bashkive të tjera të Qarkut, jo vetëm përsa i përket trajtimit të sëmundjes së kancerit të gjirit, por edhe për trajtime të tjera të llojeve të ndryshme të tumoreve. Çdo shërbim që ne jemi duke hapur i shkon kësaj strategjie, staregjisë së ofrimit të shërbimeve afër vendbanimit.

Duke folur për mbështetjen e qeverisë në fushën onkologjike, Manastirliu tha:

 Ne kemi trefishuar buxhetin, përsa i përket buxhetit për barnat e sëmundjeve tumorale.

Prej 2013-ës kemi 5-fishuar buxhetin për barnat në tërësi dhe sigurisht po vijojmë që nëpërmjet instrumetave, mekanizmave për negociata me kompanitë multinacionale edhe për medikamentet e shtrenjta, edhe për medikamentet, të cilat janë fjalë e fundit, pra janë inovatore, ne të kemi mundësi që të ofrojmë një gamë të gjerë të terapive të mjekimit”.

 Shërbimi i Kemioterapisë në Berat i shtohet gjashtë kabineteve të kemioterapisë në spitalet rajonale në Durrës, Shkodër, Lezhë, Fier, Vlorë, Elbasan.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy