I burgosuri shfaq probleme kardiake në burgun e Drenovës, ndërron jetë në QSUT

I burgosuri shfaq probleme kardiake në burgun e Drenovës, ndërron jetë në QSUT

Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale Korçë ka njoftuar sot se ka ndërruar jetë i paraburgosuri Aurrel Sabriu, pas problemeve kardiake që ka shfaqur në dhomën e takimit me të atin.

Sipas deklaratës për  media, ai është dërguar për në spitalin Rajonal të Korçës, të cilët e kanë transferuar në QSUT, ku dhe ka ndërruar jetë.

I paraburgosuri Aurrel Sabriu ka ndërruar jetë sot, më datë 04.09.2024, rreth orës 10:30, në Reanimacionin Qendror të QSUT-së.

Shtetasi i paraburgosur ishte shoqëruar në Spitalin Rajonal Korçë, pasi humbi ndjenjat në dhomën e tij pas takimit me të atin.

Me rekomandim të mjekëve të spitalit, ai u transferua dhe u shtrua në Reanimacionin Qendror në QSUT për shkak të problemeve kardiake.

ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për njoftimin e Prokurorisë, Komisariatit të Policisë Nr. 4 Tiranë, si dhe Specialistit të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHKBSB).

I paraburgosuri Aurrel Sabriu, i lindur më 29.08.1975 në Maliq, ishte arrestuar më 22.05.2024 për dhunë në familje dhe ishte transferuar në IEVP Korçë më datë 25.05.2024 nga Komisariati i Policisë Korçë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy