Deputeti i PS dhe ish-kreu i Hipotekës Durrës Ergis Çyrbja është paraqitur paraditen e sotme në SPAK.
Kujtojmë që Çyrbja u kallëzua penalisht nga Edi Paloka për ndërhyrje në fushatë, gjatë kohës kur mbante postin e kreut të Hipotekës.
Ai u denoncua për shpërndarje të dokumenteve të pronësisë në këmbim të votave.



