
Dy të paraburgosur, me inicialet A.Gj. dhe F.D., në IEVP Reç, kanë ushtruar dhunë ndaj një punonjësi të Policisë së Burgjeve, duke kundërshtuar me forcë autoritetin dhe duke dëmtuar pajisje në ambientet e institucionit.
Sipas njoftimit nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, reagimi i strukturave ka qenë i menjëhershëm.
Drejtues të lartë të institucionit kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë ndjekur nga afër menaxhimin e situatës, ndërsa forcat e sigurisë kanë ndërhyrë duke neutralizuar incidentin.
Punonjësi i dëmtuar ka marrë ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndaj dy të paraburgosurve janë marrë masa të menjëhershme disiplinore dhe ligjore, përfshirë vendosjen në regjim të veçantë izolimi për tre muaj, nisjen e procedimit penal për tre vepra penale, si dhe transferimin e tyre në një institucion të sigurisë së lartë.



