Përdhunimi i 26-vjeçares në Vlorë, Avokati i Popullit: Duhen hetime të shpejta dhe reagim i gjerë qytetar

Përdhunimi i 26-vjeçares në Vlorë, Avokati i Popullit: Duhen hetime të shpejta dhe reagim i gjerë qytetar

Avokati i Popullit ka reaguar sot lidhur me ngjarjen e rëndë të përdhunimit të një vajze 26-vjeçare në Vlorë. Avokati i Popullit thekson se mbi këtë ngjarje duhet të ketë një reagim të gjerë qytetar dhe reflektim të thellë publik. 

Po ashtu dënohet ashpër çdo formë që cënon lirinë e shprehjes, duke iu referuar dhunës verbale ndaj gazetares Afrovita Hysaj.

REAGIMI

Avokati i Popullit ka përcjellë me shqetësim ngjarjen e ditëve të fundit të ndodhur në qytetin e Vlorës, ku është shënuar rasti i rëndë i përdhunimit të një vajze 26 vjeçare. 
Referuar rrethanave të bëra publike në media kjo është një ngjarje shumë e rëndë ndaj së cilës duhet të ketë një reagim të gjerë qytetar dhe reflektim të thellë publik.
Avokati i Popullit i inkurajon organet ligjzbatuese që ta zbardhin me përparësi rastin dhe të ndërmarrin hetime të shpejta dhe sa më efektive për vënien para përgjegjësisë të personave që e shkaktuan këtë ngjarje të dënueshme.
Ndërkohë, sikurse është bërë me dije në opinionin publik, të tjera incidente janë shënuar në lidhje me këtë rast, që përfshijnë përdorimin e dhunës verbale, gjuhës denigruese dhe kërcënimit për jetën drejtuar gazetares Afrovita Hysaj, e cila ka raportuar mbi ngjarjen e rëndë.
Avokati i Popullit, dënon ashpër çdo formë që cënon lirinë e shprehjes, të cilën nuk e konsideron një privilegj por një të drejtë themelore. 
Sulme të tilla në një shoqëri demokratike janë të pajustifikuara dhe cënojnë ndër të tjera kurajon profesionale për gjurmimin e së vërtetës.
Në sferën e lirisë së shprehjes, Avokati i Popullit është i angazhuar për të siguruar që kjo e drejtë themelore të mbetet e pacënuar, duke i inkurajuar të gjithë profesionistët e medias ta sfidojnë padrejtësinë dhe t’i japin zë mbrojtjes së të vërtetës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy