I ”liruar” nga Haga/ Kadri Veseli do të qëndrojë tre ditë në Kosovë

I ”liruar” nga Haga/ Kadri Veseli do të qëndrojë tre ditë në Kosovë

Ish-kryeparlamentari dhe ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli është duke qëndruar në Kosovë.

Veseli erdhi dje nga Haga ku po mbahej në paraburgim si i dyshuar për krime lufte, pasi gjendja shëndetësore e babait të tij është e rëndë.

Mediat në Kosovë raportojnë se ish-kryetari i PDK-së do të qëndrojë për tri ditë në Kosovë.

Pas tri ditësh, Veseli do të rikthehet përsëri në Hagë.

EULEX dhe Policia e Kosovës janë duke i asistuar zyrtarët e Dhomave të Gjykatës Speciale, të cilët po e shoqërojnë Veselin në çdo moment të lëvizjës së tij.

Angela Griep, zëdhënëse e Dhomave të Specializuara ka konfirmuar se Veseli është liruar për arsye familjare, por ka thënë se ai mbetet në paraburgim.

“Për arsye personale Gjyqtari i Procedurës Paraprake ka udhëzuar zyrën e regjistrimit të menaxhojë një vizitë kujdestare për [Kadri Veselin] në Kosovë për të takuar familjen e ngushtë. I akuzuari mbetet në paraburgim. EULEX dhe Policia e Kosovës po mbështesin Dhomat e Specializuar në këtë vizitë”, ka deklaruar Griep.

Ndryshe, gjendja shëndetësore e babait të ish-kryetarit të PDK-së, Kadri Veselit, për çka ka ardhur në Kosovë, është e rëndë, kanë bërë të ditur nga Spitali i Mitrovicës. Ai po trajtohet në Repartin e Neurologjisë në Spitali “Dr.Sami Haxhibeqiri”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy