Dëmtimi i rojës së këndit të lojërave në Elbasan, arrestohet menaxheri, në kërkim pronari

Dëmtimi i rojës së këndit të lojërave në Elbasan, arrestohet menaxheri, në kërkim pronari

Një person është vënë në prangat e policisë së Elbasanit dhe një tjetër është shpallur në kërkim, pas dëmtimit të rojës së këndit të lojërave.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin K. P., 33 vjeç, banues në Elbasan, me detyrë menaxher i këndit të lojërave të qytetit të Elbasanit.

Ndërkohë u shpall në kërkim shtetasi F. L., 61 vjeç, pronar i këtij këndi lojërash, pasi dyshohet se është dëmtuar në njërën nga pajisjet e këtij biznesi, jashtë rrezikut për jetën, roja i këtij ambienti, shtetasi L. X., 44 vjeç.

Nga verifikimet rezultoi gjithashtu se 44-vjeçari punonte në këtë biznes, i pasiguruar.

Aktualisht vijon puna për kapjen e 61-vjeçarit, ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprat penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy