Goditet banda italo-shqiptare, autoritetet italiane: Vepronte me bekimin e “Ndraghetas”

Goditet banda italo-shqiptare, autoritetet italiane: Vepronte me bekimin e “Ndraghetas”

Një bandë që merrej me trafik të lëndëve narkotike është goditur nga autoritetet italiane, duke vënë në pranga 20 persona, mes të cilëve edhe shtetas shqiptarë. Në operacion morën pjesë 150 efektivë policie, të mbështetur nga forca të reparteve speciale, njësitë antidrogë, anti-eksploziv dhe helikopterë.

Sipas mediave italiane, grupi kriminal operonte në bare, dyqane frutash dhe perimesh, shitës makinash, salla bastesh, etj. Nga hetimet e prokurorisë është zbuluar se banda shqiptaro-italiane vepronte me bekimin e “Ndrangheta”-s.

Nga operacioni janë sekuestruar sasi lënde narkotike, por edhe prova të tjera për të çuar përpara drejtësisë personat e përfshirë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy