
Aksident me pasojë një fëmijë të plagosur është regjistruar paraditen e kësaj të premte në Fier.
Burime policore bëjnë me dije se një 39-vjeçar ka aksidentuar një fëmijë katër vjeç.
Shtetasi M. Sh., 39 vjeç, banues në Fier, duke drejtuar automjetin, në fshatin Vlosh, ka aksidentuar një fëmijë 4 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Policia po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.



