Një person i cili tentoi të vidhte para në banesën e një të moshuari, të cilin e dhunoi dhe e kanosi me thikë, është vënë në prangat e policisë së Fierit.
Uniformat blu si rezultat i kontrolleve intensive dhe informacioneve të siguruara në rrugë operative, kanë lokalizuar dhe ndaluar Pajtim Dhana, 53 vjeç, banues në fshatin Pishë Poro, Fier.
53-vjeçari ishte shpallur në kërkim pasi dyshohet se në orët e para të datës 18 prill, është futur i maskuar në banesën e një të moshuari, në fshatin Pishë Poro, e ka dhunuar dhe kanosur me thikë atë, që t’i vidhte një shumë parash, por është larguar pa vjedhur.
Ndaj të dyshuarit materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, mbetur në tentativë.



