Transportonte tre emigrantë të paligjshëm/ Arrestohet 23-vjeçari në Gjirokastër

Transportonte tre emigrantë të paligjshëm/ Arrestohet 23-vjeçari në Gjirokastër

Policia ka arrestuar një 23 vjeçar pasi është kapur me makinën e tij duke transportuar tre emigrantë të paligjshëm.

Shtetasi K.Z i cili është banues në Gjirokastër u kap në flagrancë në vendin e quajtur ‘Kthesa e fshatit Grapsh’. I riu po transportonte emigrantët drejt Tiranës kundrejt fitimit me mjetin e tij të cilin ia sekuestruan.

Njoftimi i policisë:

U kap duke transportuar tre emigrantë të paligjshëm kundrejt fitimit, bie në pranga 23-vjeçari. Sekuestrohet një automjet. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve në DVP Gjirokastër, në bashkëpunim ne Policinë Kufitare dhe shërbimet e FRONTEX-it, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, arrestuan në flagrancë shtetasin K. Z., 23 vjeç, banues në Gjirokastër. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi, në vendin e quajtur “Kthesa e fshatit Grapsh”, u kap duke transportuar me automjetin e tij tip “Benz”, tre emigrantë të paligjshëm, në drejtim të Tiranës, kundrejt fitimit. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti që drejtonte shtetasi K. Z. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy