
Policia e Lushnjës ka njoftuar arrestimin e një 42-vjeçari pasi akuzohet se i ka vendosur zjarrin vendit të të depozitimit të mbetjeve urbane të Bashkisë Lushnjë.
Uniformat blu bëjnë me dije se në pranga ka rënë shtetasi Mondi Shehu, i cili punonte në vendin e depozitimit të mbetjeve urbane.
Njoftimi i plotë i Policisë:
I vuri zjarrin vendit të depozitimit të mbetjeve urbane të Bashkisë Lushnjë, arrestohet roja për shpërdorim detyre dhe ndotje të ajrit.
Pas marrjes së njoftimit ditën e djeshme se në vend depozitimin e mbetjeve urbane të Bashkisë Lushnjë ka rënë zjarr, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë është organizuar puna dhe në vijim të veprimeve hetimore, u arrestua shtetasi M. Sh., 42 vjeç, banues në Lushnjë, me detyrë roje në vend depozitim, i dyshuar si autor i zjarrvënies.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Ndotja e ajrit”.



