“Insistimi” u kodua një operacion i policisë së Tiranës gjatë të cilit u vu në pranga një i ri i cili i shkaktoi ankth dhe panik, një 37-vjeçareje, duke e përndjekur dhe kanosur në rrjete sociale, nëpërmjet disa llogarive false.
Pas të kallëzimit të një shtetaseje, se përndiqej dhe kanosej në rrjete sociale, veprime të cilat i kishin shkaktuar ankth dhe panik, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në kuadër të operacionit “Insistimi”, mundësuan lokalizimin dhe vënien në pranga të autorit të dyshuar të rastit, shtetasit L. K., 28 vjeç, banues në fshatin Halilaj, Fushë Krujë.
Nga kontrollet në dy celularët e tij, u gjetën të aktivizuara llogari false, në platformat “Instagram” dhe “TikTok”, nëpërmjet të cilave 28-vjeçari përndiqte dhe kanoste 37-vjeçaren.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.



