Përfituan 6 mijë € nga një biznesmen në Tiranë/ Arrestohet një person, tjetri në kërkim

Përfituan 6 mijë € nga një biznesmen në Tiranë/ Arrestohet një person, tjetri në kërkim

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Unknown” për zbardhjen e një rasti të mashtrimit, ku dy shtetas janë identifikuar si autorë të përfitimit të një shume parash nga një biznesmen.

Në vijim të hetimeve, ka rezultuar se shtetasit E. B., 26 vjeç dhe A. M., 32 vjeç, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë marrë një shumë prej 6000 eurosh nga biznesmeni, duke iu prezantuar atij si përfaqësues të drejtuesit të një institucioni vendor.

Si rezultat i operacionit, është arrestuar shtetasi E. B., ndërsa shtetasi A. M. është shpallur në kërkim. Po punohet për kapjen e tij dhe për dokumentimin e plotë të rastit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy