
Korça, ‘qyteti i serenatave’ është përherë destinacion për fundjavat festive.
Sic raporton për ‘MCN live”, korrespondentja nga Korça, Elsa Xhindole, kapaciteti total i numrit të personave të akomoduar në strukturat akomoduese të bashkisë Korçë (hotele, bujtina) është 3604 persona
Nr i dhomave për hotelet, bujtinat ne qytet është 1232 dhoma me kapacitet akomodues prej 2838 persona.
Nr i dhomave për hotelet, bujtinat ne Njësitë administrative është 303 dhoma me kapacitet akomodues prej 766 persona.
Nga ana tjetër në një intervistë për ‘MCN live’, operatorja turistike Elona Xhafa, veçon faktin se kërkesat nga turistët e huaj, janë shtuar tashmë për shkak të festave te fundvitit dhe të festës Kombëtare.
Le të themi se kemi pasur një sezon vjeshtor të suksesshëm. Shtatori dhe tetori kanë qenë një boom turistik.
Tashmë mund të themi se jemi në sezonin e festave dhe jemi në pritje të rezervimeve të shumta, 40% të kapaciteteve janë ende të lira, dhe kemi çdo dite telefonata e rezervim.
Turistët më në numër të madh janë gjerman, italian, grek, anglez e holandez, pa lënë anash turistët vendor.
Përveç kërkesave për të parë “Parisin e vogël”, dhe kuzhinën tradicionale në Korçe, vend të rëndësishëm zënë pjesa akomoduese dhe çmimet e mira që ofrohen këtu.
Ajo se çfarë i sugjerojmë turistëve është një pasqyrë e qytetit, por edhe pjesa e muzeumeve, dhe ajo historike.



