Një aksident i rëndë është regjistruar pak minuta më parë në Rrugën e Kombit.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi te Fanit, në Mirditë, ku sipas informacioneve të para raportohet edhe për të plagosur.
Mësohet se në aksident janë përfshirë dy automjete një Audi Q7 me një Wolsvagen Pasat.
Nuk dihen ende detaje të tjera rreth aksidentit, ndërsa policia në vendin e ngjarjes po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.



