
Një magazinë e qendrës tregtare “Casa Italia” është përfshirë nga flakët dhe përreth pesë orësh po digjet. Roja i objektit, shefi i sigurisë, i identifikuar si Arjan Sala, ka mbetur i bllokuar, dhe për pasojë, dyshohet se ka humbur jetën.
I riu ndodhet brenda magazinës prej afron pesë orësh dhe nuk përgjigjet në telefon. Vetë Sala, siç edhe tregoi xhaxhai i tij për mediat, është futur brenda magazinës për të nxjerrë kolegët e tij dhe ka ngecur brenda. Nga ana tjetër, policia ende nuk ka dhënë asnjë informacion për rojen e bllokuar.
Vatra është aktive prej mëse pesë orësh dhe roja ka mbetur mes flakëve.
Magazina u përfshi nga flakët pasditen e sotme. Ende nuk dihen shkaqet e këtij zjarri, ndërkohë që paraprakisht raportohet se flakët janë aktivizuar pas një defekti elektrik.



