
Aksident i rëndë me pasojë një person të vdekur është regjistruar ditën e sotme në Lushnje.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën nacionale Lushnje-Berat, ku mjeti tip furgon ka përplasur një kalimtare.
Gruaja ishte duke kaluar rrugën nga njëra anë të tjetrën duke i prerë rrugën furgonin kur është përplasur.
Goditja ka qenë shumë e fortë duke i shkaktuar të moshuarës plagë të rënda dhe për pasojë kalimtarja ka ndërruar jetë në spital pavarësisht ndihmës së mjekëve.
Informacion paraprak
Sot rreth orës 12:00, në aksin rrugor Lushnjë-Berat, në afërsi të fshatit Karbunarë, shtetasi A. Z., duke drejtuar automjetin tip “Ford” ka aksidentuar një këmbësore, rreth 70 vjeçe, e ka ndërruar jetë.
Eshtë shoqëruar drejtuesi i automjetit dhe po kryen veprimet procedurale e hetimore për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e viktimës.



