
Një atentat me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë ku viktimë ka mbetur një 64-vjeçar.
Ngjarje e rëndë ka ndodhur në sheshin mes pallateve, në rrugën "Nikolla Tupe", pranë njësisë bashkiake nr 5 në Tiranë.
Sipas informacioneve të deritanishme ende nuk dihen autorët ose motivi i kësaj ngjarjeje, ndërsa viktima është shtetasi Memli Begalla.
"Sot rreth orës 21:00, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në rrugën "Nikolla Tupe" ne sheshin mes pallateve një shtetas ndodhet i shtrirë në toke. Menjeherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe ambulanca ku nga veprimet paraprake ka rezultuar se eshte vrare ne arme zjarri shtetasi M.B., rreth 64 vjeç" informon policia.
Dyshohet që ky person të jetë vrarë me silenciator dhe se viktima është banor i zonës.
Policia ka ngritur nje grup i posaçem hetimor dhe jane ngritur pika kontrolli ne disa akse rrugore.
Nga ana e bluve, jane shoqeruar disa persona qe mund te kene dijeni per rrethanat e hetimit.
Policia po punon per sigurimin e provave te vlefshme për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe zbardhjen e autoresise se saj.



