
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e kësaj të mërkure në Elbasan, ku një djalë i mitur ka humbur jetën pasi ka rënë nga ballkoni i banesës.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:15, në lagjen "Emin Matraxhiu", ku ka rënë aksidentalisht nga ballkoni i pallatit, 13-vjeçari A.M, i cili ka ndërruar jetë.
Nga veprimet e para hetimore rezulton se 13-vjeçari kishte probleme me gjumin (vuante nga Somnambulizmi, të ecurit gjatë gjumit) dhe në momentin e rënies nga ballkoni 13-vjeçari ka qenë vetëm në banesë.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.



