
Eksperti i kriminologjisë, Ervin Karamuço jep alarmin për futjen e një droge të fortë sintetike me emrin “Bonzai”.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale Karamuço thotë se kanabinoidi sintetik JËH-18, i quajtur ndryshe “Bonzai” preku dje për herë të parë tregun ilegal shqiptar.
Ky është një alarm i madh, për shkak të incidencave të larta vdekjeprurëse që jep kjo drogë tek të rinjtë. Prindër Kujdes!!!



