U përplas në aksin Lezhë–Milot, ndërron jetë pas disa javësh në spital 71-vjeçari

U përplas në aksin Lezhë–Milot, ndërron jetë pas disa javësh në spital 71-vjeçari

Ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë 71-vjeçari Preng Gjoka, i cili mbeti i plagosur rëndë në një aksident rrugor të ndodhur mëngjesin e 4 korrikut në aksin Lezhë–Milot.

 

Ngjarja u regjistrua pranë kryqëzimit të Rriles, ku 71-vjeçari, i cili lëvizte me biçikletë, u përplas nga një automjet tip “Benz” me targa të Kosovës.

 

Për shkak të goditjes së fortë, Gjoka pësoi dëmtime të rënda trupore. Fillimisht ai u dërgua në Spitalin Rajonal të Lezhës, ku mori ndihmën e parë mjekësore, ndërsa më pas u transportua me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për trajtim të specializuar.

 

Pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, 71-vjeçari nuk mundi t’u mbijetonte plagëve dhe humbi jetën pas disa javësh qëndrimi në spital.

 

Pas aksidentit, drejtuesi i automjetit u shoqërua nga Policia dhe u ndalua, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e përgjegjësive.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy