Gazetari Arsen Rusta zbardhi të tjera detaje mbi 24-vjeçaren e vrarë nga bashkëshorti i saj palestinez në një banesë me qira në Tiranë.
Mcn ka siguruar pamjet kur çifti shihet duke lëvizur në mjediset e Aeroportit të Rinasit.
“Ngjarja dyshohet se ka ndodhur 4 ditë më parë në kryeqytet. Një 24-vjeçare ka mbërritur më 19 shkurt në kryeqytet, dhe është akomoduar në një apartament me qira ditore, është ekzekutuar me mjete të forta dhe me thikë. Hetimet e djeshme zbuluan se çifti kishte ardhur për pushime. Autori është një 49-vjeçari me origjinë palestineze, pasaportë greke. Fadi Alwan është shpallur në kërkim ndërsa Ryyan Alwan është ekzekutuar. Motivet e këtij krimi mbeten mister. Pas krimit Fadil është larguar i vetëm duke lënë trupin e pajetë të bashkëshortes së tij në apartamentin e marrë me qira. Nga hetimet rezulton se është larguar sërish drejt territorit grek. Po punohet me autoritetet greke për kapjen dhe arrestimin e këtij shtetasi”.



