
Në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” gazetari Neritan Sejamini tha se policia ka qasje të ndryshme në raport me krimin.
Sejamini solli rastin e Ervis Martinajt, i cili edhe pse është ndaluar disa herë nga policia, kjo e fundit nuk ka publikuar kurrë një foto të tij.
Për Elvis Martinaj nuk ka asnjë foto të tij. Ai ka qenë i arrestuar nga policia. Nuk ka asnjë fotografi. Pse policia nuk ka publikuar kurrë një foto të tij.
Ky fakt është domethënës për qëndrimin e policisë. Policia ka frikë se i ngelin këto ngjarje në dorë. Kemi një polici që nuk do të luftojë krimin.
Këta sa kapen, tregojnë. Krimi është në sipërfaqe. Një pjesë e madhe e krimit është ekonomi informale. Të vegjlit janë shtrirë kudo.
Por ka një pjesë tjetër që ka arritur në nivele të larta. Sot krimi në Shqipëri është faktor ekonomik, politik dhe i drejtësisë.



