
Aksident me pasojë një person të plagosur është regjistruar mëngjesin e kësaj të enjte në qytetin bregdetar të Vlorës.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:40, në bulevardin “Ismail Qemali”, në afërsi të poliklinikës, ku shtetasi E. K., 40 vjeç, duke drejtuar automjetin tip "Benz", ka aksidentuar shtetasen E. A., rreth 60 vjeçe, këmbësore në rrugë.
Menjëherë pas aksidentit e plagosura ëhstë dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Vlorës për të marrë ndihmë mjekësore ku raportohet se ndodhet ende në kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme për aksidentin.



