Përplasen dy makina në Rrugën e Kombit, 4 të plagosur (VIDEO)

Përplasen dy makina në Rrugën e Kombit, 4 të plagosur (VIDEO)

Katër persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur në Rrugën e Kombit, në segmentin Milot-Rrëshen.

 

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Urës me Harqe, ku janë përplasur dy automjete, një minikuper dhe një automjet tip “Golf 6”.

 

Si pasojë e përplasjes, katër persona kanë mbetur të lënduar, mes tyre edhe një grua, e cila ka mbetur e bllokuar për disa minuta brenda mjetit për shkak të dëmtimeve të shkaktuara. Ajo është nxjerrë me ndihmën e shërbimeve të emergjencës.

 

Të plagosurit janë transportuar me urgjencë drejt spitalit, ku po marrin trajtim mjekësor dhe ndodhen nën kujdesin e bluzave të bardha.

 

Ndërkohë, policia që mbërriti menjëherë në vendngjarje ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e këtij aksidenti.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy