Dy persona janë arrestuar këtë të martë nga Policia e Lezhës, pasi kishin përshtatur lokalin me lojëra për të mitur dhe të rritur. Sipas policisë, në ambientet e lokalit është gjetur edhe një sasi me lendë narkotike, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. “Si rezultat i hetimeve intensive, të kryera me metoda proaktive, për një periudhë 6-mujore, nga struktura hetimore e hetimit të narkotikëve në mbështetje edhe nga Forca e Posaçme ‘Shqiponja’ pranë DVP Lezhë, u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar ‘Ndërthurja’, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit Aldo Gjergji 25 vjeç dhe Gernato Struga, 22 vjeç, të dy banues në Laç Gjatë kontrolleve në lokalin në pronësi të 25-vjeçarit Gjergji dhe ku punonte kamerier 22-vjeçari Struga, në lagjen nr. 3, Laç, lokal i përshtatur nga këta persona me kompjutera me lojëra për të mitur dhe të rinj, u gjet një sasi lënde kanabis e ndarë në dhjetëra doza të gatshme për shitje, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale,”, njofton policia. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të metejshme.



