Një 43-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Fierit pasi gjatë kontrollit në banesën e tij, policia gjeti dhe sekuestroi 2 armë zjarri tip kallashnikov si dhe municion luftarak.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, në kuadër të operacionit “No Guns 2” arrestuan 43 vjeçarin, Vasil Osmanin banues në fshatin Levan, Fier.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 2 armë zjarri tip kallashnikov, si dhe municion luftarak, të cilat ai i posedonte pa leje.
Armët e zjarrit do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore për të verifikuar nëse janë përdorur ose jo në ngjarje të mëparshme kriminale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit luftarak”, thuhet në njoftimin e policisë.



